Policia në qytetin jugor të Gjermanisë thotë se një operacion i madh është duke u zhvilluar në një universitet në Heidelberg.
Kjo pasi një person i armatosur hapi zjarr në një sallë leksionesh, duke shkaktuar disa të plagosur. Sipas Deutsche Welle, autori i dyshuar për të shtënat me armë është vrarë.
Nuk ka të dhëna të menjëhershme se sa persona kanë mbetur të plagosur nga ngjarja.