Një protestë është zhvilluar në pikën kufitare të Morinës mes Shqipërisë e Kosovës.
Dhjetëra qytetarë janë mbledhur dhe janë përpjekur të ndalojnë futjen në Shqipëri të mjeteve nga Kosova.
Kjo ka çuar në ndërhyrjen e policisë dhe përplasjen e saj me protestuesit.
Ata kundërshtojnë masat e Prishtinës zyrtare që kërkon tre doza vaksinë ose dy doza dhe një tampon negativ për t’u futur në vend.
*Video Credit: ABC