Kryebashikaku Erion Veliaj ka reaguar lidhur me vendosjen e tritolit në derën e shtëpisë të Presidentit të FSHF-së, Armando Duka duke bërë thirrje të zbulohet kjo vepër kriminale.
Veliaj tha se Duka është kundërshtari i tij dhe jo armiku dhe kërkoi që t’i sigurohet jeta dhe qetësia familjes së dukës.
“Duhet urgjent policia, prokuroria dhe kamerat, të sigurohet jeta e kujtdo, ai është kundërshtari im, jo armiku im. Ai ka bërë shumë gjynahe por ai kjo është vepër kriminale e dënueshme. I bëj thirrje policisë, prokurorisë, shërbimit informativ, të gjithë strukturave ligjzbatuese në Shijak apo ku është rasti konkret zotërisë t’i sigurojnë jetën, zotërisë t’i garantojë qetësinë familjare sepse nuk ka lidhje fare shtëpia dhe familja me çfarë bën secili prej nesh në aktivitetin publik. Thirrja ime është që jo vetëm të zbulohen sa më parë në mënyrë të pamëshirshme me këdo që bën gjeste të tilla”, ka theksuar Veliaj