Kryeministri Rama ka folur sot për zgjedhjet e pjesshme lokale në gjashtë bashki të vendit duke thënë se PS-ja do bëjë çmos që t’i fitojë.
Ai nuk ka ngurruar të ironizojë kundërshtarët duke thënë e ata do paraqiten me kandidatët me brava, me varre e trasta me dekorata.
Rama vijoi më tej duke theksuar se në zgjedhje do thirren tre popuj, ai i 11 dhjetorit, i 18 dhjetorit dhe i 2 marsit.
“Presidenti e mban institucionin peng të hënës së tij. Do e përmbushim me seriozitet procesin e do punojmë që në gjashtë bashkitë të zgjidhen përfaqësuesit e PS-së. Sa më pak politikë në këto zgjedhje pasi politikisht panorame e zgjedhjeve është e qartë për të gjithë. Në fokus duhet të jenë hallet e shqetësimet e qytetarëve. Nga ana jonë janë 6 kandidatë, nga krahu tjetër 12, 18 apo më shumë kandidatë me bravat, varetë, trastat me dekorata. Të gjithë kundër të gjithëve për të matur forcat mes tyre, të hipur mbi shpinën e anëtarësive. Tre lider, njëri grata, tjetri non grata, tjetri edhe grata edhe non grata. Populli i 11 dhjetorit, i 18 dhjetorit dhe i 2 marsit që merr jetë nga sherret mes dy të tjerëve.” – tha Rama.