Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi i kundërpërgjigjet Metës, nxjerr vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Gjuha e Foltores e padenjë për Presidentin


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i është kundërpërgjigjur presidentit Ilir Meta, pas deklaratave të fundit se demokrati gënjente lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit.

Bardhi ka nxjerrë një pjesë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku thuhet se kjo gjykatë vihet në lëvizje vetëm me kërkesë të Presidentit, Kryeministrit, Avokatit të Popullit, KLSH-së dhe nga një e pesta e deputetëve.

“Një sulm më shumë, një sulm më pak nga Ilir Meta nuk ndryshon asgjë në raport me të vërtetën. Presidenti nuk e mbajti premtimin për t’i shkuar deri në fund të vërtetëcs kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit 2019. Ai nuk iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për të provuar se kishte të drejtë për shtyrjen e zgjedhjeve.

Gjuha e Foltores nuk mund të jetë kurrë gjuhë e institucionit të Presidentit, pavarësisht halleve të përbashkëta të Ilir Metës, Edi Ramës dhe Sali Berishës.

Duke i uruar punë të mbarë Presidentit të Republikës, i sugjeroj lexim të kujdesshëm të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.”- shkruan Bardhi.

 

Ky reagim i Bardhit vjen pasi Meta e quajti atë gënjeshtar, në lidhje me komentet e tij se Presidenti duhej ta kishte iniciuar kërkesën për Gjykatën Kushtetuese për të rrëzuar zgjedhjet e 30 Qershorit të 2019-ës. Në reagimin e tij, Meta e quajti kreun e PD-së Lulzim Basha thjesht deputet, duke nënkuptuar kështu edhe mbështetjen e tij për ish-kryeministrin Sali Berisha.