Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me të rinjtë e FRPD-së në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij, Basha tha se shihte shpresë në sytë e të rinjve të FRPD-së dhe ashtu siç është PD sot do të jetë Shqipëria nesër.
Basha u shpreh se ka ardhur koha që fjalët të ndahen nga veprat, duke i bërë vend rinisë e duke larguar ata politikanë që sipas tij i “mbajnë karriget me thonj”.
“Faleminderit dhe mirë se ju gjej. Faleminderit për këtë mikpritje të ngrohtë në ditën m ë të fohtë të vitit. Nuk ka rëndësi se si fillon dita, rëndësi ka se si e mbyll ditën.
Dita ka filluar me një axhendë të ngjeshur për mua, por në këtë moment të axhendës e dija se në 05:30, kisha takim me të rinjtë e FRPD-së.
Dhe me çdo orë që i afrohesha këtij takimi, mezi më zinte vendi. Kur u futa në këtë sallë e kuptova që ndjesia që kisha ishte më se e përligjur dhe shkëlqimi në sytë e mi Marsid është për dy arsye, e para kur shoh shkëlqimin në sytë tuaj që rrezaton shpresën për këtë vend përmes rinisë, përmes demokracisë, që do të thotë përmes Partisë Demokratike dhe Forumit Rinor, gjithsecilit prej jush në këtë sallë dhe ata jashtë kësaj salle, dhe e dyta e kam thënë edhe në takime në tjera, po ku i shkon më shumë se sa në këtë takim ta përsëris: Si do të jetë PD sot do të jetë Shqipëria nesër.
Prandaj i kam sytë e qeshur e plot shpresë. Ka ardhur koha t’i ndajmë fjalët nga veprat. Fjala e parë është t’i bëjmë vend rinisë. Por si? Kur dikush që ka gjithë jetën në politikë e nuk largohet, e mban karrigen me thonj. Ata bien dakord për çdo gjë e nuk bien dakord për vettingun e politikanëve sepse nëse bëhet karriget në parlament do të boshatisen. Nuk jemi këtu për të mbajtur fjalime, jemi sepse ju besoni që kur karriget që u takojnë rinisë, 1 mijë herë më shumë se sa jeni në këtë sallë nuk do të mendojnë të ikin. Që forca juaj ka ndryshuar Shqipërinë dëshmia e parë është PD.”– tha Basha.