Vendosni fjalën kyçe....

Duka lexon mesazhin kërcënues para disa ditësh: 60 plumba i ke në kokë, s’kam shpresë te policia në zbardhjen e ngjarjes


Armando Duka në një prononzim për emisionin “Opinion” zbuloi se para disa ditësh kishte marrë një mesazh kërcënues nga një person i cili i kërkonte dorëheqjen nga gara për FSHF-në.

“Ti luan me dy standarde, ti kur*ë luan me lekët tona për 24 orë jep dorëheqjen ose 60 plumba i ke në kokë o kur*ë se betimi u bë i pakthyeshëm”-thuhej në mesazhin e lexuar nga Duka.

Më tej Duka tha se nuk e kishte denoncuar në polici pasi nuk ka shpresë se policia do bënte ndonjë gjë ashtu siç nuk kishte shpresë se policia do zbulonte autorin e vendosjes së tritolit.

I ktheva një përgjigje që mjafton dhe me një por nuk shkonte. Bëra një hetim vet ishte një numër që është përdorur vetëm njëherë dhe është karikuar në një dyqan këtu në Durrës. Ka një emër dhe ka 1000 mijë numra. E kisha harruar këtë se kam pasur ngjarje. Emri i tij ishte Sabian Rrapushi. Në polici nuk e kam denoncua se nuk kisha ndonjë shpresë se policia do bëj ndonjë gjë. Dhe tani këto 30 polica nuk do bëjnë ndonjë gjë, autori bredh me kalë”-vijoi më tej Duka.