Mësohen renditjet e performancave në dy netët e para të “Eurovision”. Sipas njoftimit, të publikuar pak më herët në faqen zyrtare të këtij kompeticioni, përfaqësuesja e Shqipërisë Ronela Hajati do të performojë e para në natën e parë finale.
Pas publikimit të renditjes, Ronela ka reaguar në “Instagram” ku tani tregon se e kanë kapur emocionet.
“Ok, tani jam e frikësuar.”– shkroi Ronela.
Shqipëria këtë herë ndryshe nga herët e tjera nuk do të prezantohet me një baladë, por me një këngë ritmike.
Kënga “Sekret” e Ronela Hajatit është shpallur fituese e edicionit të 60-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.
Pas fitores ajo do të shprehej e emocionuar: “Ky është çmimi i parë që unë marr dhe do jetë nga më të rëndësishmit në jetën time”.