Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me burgim të përjetshëm Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, autorët e masakrës së Lushnjës në 2017, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxhës.
GJKKO në vendimin e saj ka pushuar akuzën për vrasjen e Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares, ngjarje ku mbetën të plagosur dhe shtetasit Bujar Turku dhe Marjus Xhepexhiu.
Vendimi i plotë i GJKKO-së:
1.Pushimin e akuzës penale kundër të pandehurit Orgest Bilbili, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, në dëm të viktimës Xhulio Shkurti, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78, paragrafi i dytë e 22, në lidhje me nenin 28, pika 4 të Kodit Penal, pasi ndjekja penale nuk duhet të fillonte.
1.1 Deklarimin fajtor të të pandehurit Orgest Bilbili për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, në dëm të viktimave Zamir Latifi, Jurgen Hoxha, Bujar Turku, Marius Xhepexhiu, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 79/dh, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
1.2 Deklarimin fajtor të të pandehurit Orgest Bilbili për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278, paragrafi i parë, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 10 vjet burgim.
1.3 Deklarimin fajtor të të pandehurit Orgest Bilbili për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 vjet burgim.
1.4 Pushimin e akuzës penale kundër të pandehurit Orgest Bilbili për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 274, në lidhje me nenin 28, pika 4 të Kodit Penal, pasi ndjekja penale nuk duhet të fillonte.
1.5 Në aplikim të nenit 55, paragrafi i parë i Kodit Penal, bashkimin e dënimeve dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit Orgest Bilbili me burgim të përjetshëm.
1.6 Në mbështetje të nenit 15, 16 pika 1, gërma a) të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, këtë dënim, i pandehuri Orges Bilbili, ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Lartë.
2.Pushimin e akuzës penale kundër të pandehurit Anterio Kaloshi, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, në dëm të viktimës Xhulio Shkurti, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78, paragrafi i dytë e 22, në lidhje me nenin 28, pika 4 të Kodit Penal, pasi ndjekja penale nuk duhet të fillonte.
2.1 Deklarimin fajtor të të pandehurit Anterio Kaloshi për veprën penale të “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, në dëm të viktimave Zamir Latifi, Jurgen Hoxha, Bujar Turku, Marius Xhepexhiu, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 79/dh, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
2.2 Deklarimin fajtor të të pandehurit Anterio Kaloshi për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278, paragrafi i parë, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 10 vjet burgim.
2.3 Deklarimin fajtor të të pandehurit Anterio Kaloshi për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 vjet burgim.
2.4 Pushimin e akuzës penale kundër të pandehurit Anterio Kaloshi për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 274, në lidhje me nenin 28, pika 4 të Kodit Penal, pasi ndjekja penale nuk duhet të fillonte.
2.5 Në aplikim të nenit 55, paragrafi i parë i Kodit Penal, bashkimin e dënimeve dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit Anterio Kaloshi me burgim të përjetshëm.
2.6 Në mbështetje të nenit 15, 16 pika 1, gërma a) të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, këtë dënim, i pandehuri Anterio Kaloshi, ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Lartë.
3.Në bazë të nenit 190 gërma të K.Pr.Penale, lidhur me provat materiale të sekuestruara gjatë hetimeve gjykata disponon si më poshtë:
– CD-të ku janë dokumentuar të dhënat në rrugë elektronike të kompanive telefonike mbeten pjesë e fashikullit të gjykimit.
– Një automjet tip autoveturë e djegur me targa AA 726 PC, të asgjësohet.
– Armë zjarri tip automatike me numra 083191, 01331-83 dhe 07725 gjithësej 3 copë të asgjësohen.
Në bazë të nenit 190 gërma a) të K.Pr.Penale, konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të provave materiale:
– Një armë zjarri pistoletë Nr. 758440,66 1962, e viktimës Zamir Latifi të konfikshet dhe kalojë në favor të shtetit.(7 fishekët e kësaj arme sipas aktit të eskprtimit nr. 11309 datë 20.10.2017 janë përdorur gjatë ekspertimit).
– 41 gëzhojat dhe dy predhat të ruhen në kartotekën balistike të I.P.SH.
4.Shpenzimet procedurale të kryera gjatë fazës së hetimeve (sipas formularit përkatës), si dhe shpenzimet gjyqësore sipas formularit bashkëlidhur, iu ngarkohen të pandehurve solidarisht.
5.Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të këtij vendimi.