Vendosni fjalën kyçe....

Meta mesazh Ramës e Berishës? – I përkas popullit të 2 marsit e alternativës së sovranizmit


Presidenti Meta ka shpërndarë një mesazh me anë të një pamjeje të shkëputur nga tubimi i 2 marsit të vitit të shkuar.

Ai shkruan se i përket popullit të 2 marsit dhe alternativës së sovranizmit.

Mesazhi i tij vjen pas deklaratave të djeshme nga kryeministri Rama i cili e akuzoi kreun e shtetit se kishte shpërdoruar detyrën si president duke e ironizuar për tubimin e 2 marsit të vitit të shkuar.

Po kështu mesazhi vjen teksa ish-kryeministri Berisha është përfshirë në një përplasje me kreun e PD-së Basha duke pasur si një nga mesazhet e lëvizjes së tij kthimin e sovranitetit.