Vendosni fjalën kyçe....

NATO njofton shtimin e madh të trupave në lindje të Europës


Anëtarët e NATO-s do të dërgojnë më shumë ushtaraë dhe aeroplanë luftarakë në Evropën Lindore në mes të tensioneve të rritura me Rusinë, teksa blloku citon raportet se Moska po grumbullon edhe më shumë trupa në anën e saj të kufirit ukrainas.

Në një deklaratë të lëshuar të hënën, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se ai përshëndeti angazhimin e ‘forcave shtesë në NATO’, duke u zotuar se ‘do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur të gjithë aleatët, përfshirë përforcimin e pjesës lindore të bllokut.

Sipas komenteve të tij, një pjesë e vogël e shteteve anëtare kanë bërë njoftime se do të shtojnë dislokimet e tyre, duke përfshirë Danimarkën, e cila po dërgon një fregatë në Detin Baltik dhe katër avionë luftarakë në Lituani ‘në mbështetje të qëndrimit të të NATO-s për sigurimin e rajonit’.

Spanja dhe Franca po përqendrohen në Evropën Juglindore, me Madridin që thuhet se po mendon të dërgojë anije për t’iu bashkuar forcave detare të NATO-s dhe po konsideron dërgimin e avionëve luftarakë në Bullgari. Ndërkohë, Parisi ‘ka shprehur gatishmërinë e tij për të dërguar trupa në Rumani nën komandën e NATO-s’.

Në të njëjtën kohë, Uashingtoni ‘e ka bërë gjithashtu të qartë se po shqyrton rritjen e pranisë së tij ushtarake në pjesën lindore të Aleancës’, thuhet në deklaratë. Masa synon të përforcojë parandalimin dhe mbrojtjen e aleatëve pasi Rusia dyshohet se ‘vazhdon shtimin e pranisë ushtarake’ pranë Ukrainës.