Vendosni fjalën kyçe....

Ngacmoi 13-vjeçaren, pedofili arrestohet gjatë inskenimit të takimit në Tiranë


Emisioni Stop në Tv Klan denoncoi rastin skandaloz të pedofilit që ngacmonte seksualisht përmes telefonit një vajzë të mitur 13-vjeçare. Stop infiltroi një agjente që shtirej sikur ishte 13-vjeçarja dhe vazhdoi komunikimet me pedofilin.

Stafi i emisionit Stop, në bashkëpunim edhe autoritetet, mblodhi prova dhe investigoi për pedofilin. Ai quhet Musa Çerpja 59 vjeç, i divorcuar vite më parë, banues në Durrës dhe me origjinë nga Peshkopia, por punon si çoban në një fshat të Tepelenës. Ky person, Musa Çerpja, ka precedentë të shumtë penalë dhe i dënuar e arrestuar disa herë.

Ai ka qenë i dënuar dhe shoqëruar disa herë për disa vepra penale. Në vitin 2016 është ndaluar nga prokuroria e krimeve të rënda për zbulimi i të vërtetës. Në vitin 2017, është arrestuar në Tiranë për llogari të Prokurorisë Sarandë për vjedhje. Në vitin 2018 është arrestuar në Tiranë për vjedhje dhe ka vuajtur dënimin në burgun 313. Në vitin 2021 është ndaluar nga Policia e Gjirokastrës për veprën penale keqpërdorim i thirrjeve telefonike ndaj një shtetaseje. Në vitin 2021 është arrestuar në Tiranë për ngacmim seksual ndaj personave të mitur më shumë se një herë.

Emisioni Stop, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, Forcat Operacionale të Tiranës dhe Policinë e Tiranës, inskenuan një takim mes pedofilit dhe të infiltruarës së emisionit “Stop”. Musa Çerpja erdhi në Tiranë, siç mendonte se kishte lënë takim me vajzën e mitur për të kaluar natën. Takimi ishte organizuar në sheshin “Skënderbej”. Por përveç vajzës së infiltruar të Stop, aty kanë qenë edhe Forcat Operacionale të Policisë Tiranë, të cilët mbanin nën vëzhgim të gjithë situatën.

Musa Çerpja shkoi në pikëtakim për t’u takuar me vajzën, por në atë moment u arrestua në flagrancë nga forcat e policisë.

Psikologia Valbona Treska thotë se persona të tillë, të cilët kanë edhe precedentë penalë, duhet të mbahen vazhdimisht në vëzhgim.

Në momentin që kemi të bëjmë me një person që ka kaq shumë precedentë penal dhe kaq shumë problematika në gjithë historikun e tij, në vazhdën e historikut të tij, do të thotë që është një person që as nuk është trajtuar ndonjëherë siç duhet, as nuk ka qenë në vëmendje siç duhet, është lënë vazhdimisht që nga problematika të kalojë në një problematikë tjetër dhe pastaj nuk është ndonjë çudi që deri në këto sjellje me anë të ngacmimeve me telefonata ka gjetur një mënyrë për të ngacmuar të mitur dhe të vijmë deri në këto situata ku jemi, kështu që ajo çfarë i vihet theksi është që nuk e kemi pasur në vëmendje fare jo vetëm këtë individ, por ka plot individë si puna e personit që juve referoni që janë sot pjesë e komuniteteve tona, që dihen që kanë precedent penal, siç kemi pasur dhe rastin e Fierit.

Kështu që dihet që kanë precedent penal, por askush nuk kthen vëmendjen për të kuptuar se si duhet të funksionojë ky individ, ku duhet të jetë i referuar, kush duhet ta mbajë nën vëzhgim, nuk bëhet fjalë vetëm për policinë që duhet ta mbajë nën vëzhgim, se ndonjëherë mendojmë që vetëm policia është ajo që është gardiani, po bëjmë fjalë edhe për bashkitë, edhe për njësitë e mbrojtjes së fëmijëve brenda njësive bashkiake që duhet të funksionojnë siç duhet se jo gjithmonë funksionojnë siç duhet, kështu që janë të gjithë aktorët, është i gjithë zinxhiri që bëhet bashkë për t’i mbajtur në vëmendje këta individë që mos të kemi këto problematika”, tha Valbona Treska, kryetare e shoqatës së psikologëve.

Sipas Valbona Treskës, për monitorimin e personave me precedent të ngjashëm, duhet që të gjitha institucionet, jo vetëm policia, të bëjë mbikëqyrjen e tyre.

“Këta persona, edhe në momentin që e vuajnë dënimin e tyre, dalin rikthehen dhe janë po pjesë e këtyre komuniteteve ku kishin bërë pjesë ose mund të ndërrojnë banesën. Shkojnë në një vend tjetër që nuk janë të njohur dhe vazhdojnë njësoj me të gjithë mënyrën e tyre të funksionimit. Kështu që nëse nuk i kemi në vëmendje, se gjithë institucionet nuk bëjnë punën e duhur, do kemi pafund raste dhe nuk është çudi që raste të tilla t’i diskutojmë me njëri-tjetrin pafund në studio televizive apo në emisione investigative. Duhet secili të bëjë punën e tij, mos t’ia kërkojmë punën vetëm prindërve. Prindërit duhet të bëjnë edukimin e tyre, mos ja kërkojmë vetëm shkollës që ka një pjesë të tyre, jo vetëm policisë, jo vetëm bashkive, janë të gjithë bashkë dhe duhet të kemi dhe qendra rehabilitimi që nuk i kemi sot në Shqipëri për persona të tillë.

Edhe në momentin që vuajnë dënimin me burg, ka një shërbim psikologjik brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit, por vlerësojmë që nuk është mjaftueshëm për të rehabilituar rast pas rasti të gjithë personat që kanë problematika të shëndetit mendor. Personi duhet mbajtur nën vëzhgim dhe në momentin që mbahet nën vëzhgim janë shumë më të njoftuar të gjithë, edhe policia, edhe personi që është administratori i zonës është në dijeni të situatës, edhe shkollat që janë të asaj zone janë në dijeni. Domethënë duhet një rijetësim i dhënies së informacionit, mos ngelet informacioni kaq sekret dhe mos ngelet informacioni pa informacion dhe ai personi ndërron banesën dhe askush nuk e kupton që ka shkuar nga Kavaja është transferuar në Elbasan edhe nuk dihet më se ku është”, u shpreh Valbona Treska, kryetare e shoqatës së psikologëve. 

Ngacmimi i minorenes

Emisioni Stop në Tv Klan denoncon rastin e një pedofili që ngacmonte seksualisht një vajzë të mitur 13-vjeçare. Ka qenë babai i vajzës i cili denoncoi në redaksinë e Stop shqetësimin që kishte.

Sipas tij, vajzës i ra një numër privat dhe 13-vjeçarja u përgjigj duke menduar se ishin të afërmit e saj nga jashtë shtetit, sikurse ndodhte shpesh që e telefonin.

Por në anën tjetër të telefonit ishte një manjak seksual. Minorenia u ndje e terrorizuar dhe informuar menjëherë prindërit. Babai telefonoi pedofilin, por ky i fundit nuk i ndaloi telefonatat dhe mesazhet me përmbajtje seksuale ndaj të miturës.

“I jam drejtuar emisionit Stop për të denoncuar rastin e një pedofili që më ka ngacmuar me telefon vajzën time 13 vjeç e gjysmë. Duke qenë se vajza vazhdon shkollën dhe është larg me furgona dhe me autobusa, jam i detyruar si prind për sigurinë e saj që të interesohem dhe isha i detyruar për t’i dhënë një telefon jashtë shkollës. Para se të hyjë vajza në shkollë, merr një telefonatë me numër privat.

Duke qenë se ishte me privat, ajo u përgjigj sepse në përgjithësi telefonatat me privat i vinin nga jashtë shtetit nga dajat e vetë. Dhe kjo e hap telefonin me dëshirë sepse mendoi po flet me dajat, dhe papritur i del një pedofil, i thotë që unë jam i interesuar për një grua, dua të martohem me ty. Dhe i thotë vajza ke ngatërruar numër se unë jam 13 vjeç e gjysmë. Dhe në këto momente vajza e mbyll telefonin sepse shokohet. Ajo dorëzon telefonin në shkollë dhe kur del nga shkolla që merr telefonin, merr një mesazh me shkrim dhe vjen dhe numri mbrapsht. Me shumë fjalë të pista ia kishte dërguar mesazhin.

Në këto momente vajza më vendos në dijeni mua. I thashë m’a dërgo numrin dhe unë e telefonoj shumë i irrituar, sepse vajza e kishte vënë në dijeni që është 13 vjeç e gjysmë dhe ai vazhdonte prapë ta telefononte, unë i irrituar e mora në telefon dhe i them: Zotëri ke ngatërruar numër, mos m’a ngacmo më vajzën, mos i bjer më atij numri se është 13 vjeç e gjysmë se do të çoj në polici. Ai m’u përgjigj pa asnjë lloj ndrojtje, më thotë po të ishte puna ashtu do ishte futur gjysma e Shqipërisë brenda.

Duke qenë se ai prapë vazhdonte të ma ngacmonte vajzën, unë po vij ta denoncoj. Shpresoj që ju ta çoni deri në fund këtë. Ta hiqni qafe jo vetëm prej meje por prej shumë njerëzve se ai mund të jetë person precedent edhe me të tjerë, jam shumë i sigurtë, nuk e njoh, nuk e di se kush është, por po arritët ta zbuloni që ai ka probleme edhe me persona të tjerë, me vajza të tjera më të mitura se vajza ime. Ai person duhet hequr nga qarkullimi”, tha babai i vajzës së mitur.

Pas këtij momenti, për të zbuluar pedofilin, emisioni Stop futi në një lojë një vajzë të infiltruar, e cila shtirej sikur ishte 13-vjeçarja e mitur.

E infiltruara e Stopit mori në posedim telefonin e të miturës dhe vazhdonte bisedat me pedofilin. Ky i fundit mendonte se fliste me 13-vjeçaren dhe nuk e kishte kuptuar që në të vërtetë po bisedonte përmes telefonit me të infiltruarën e Stop.

E infiltruara– Po si ia bëre?

Pedofili – Që pashë?

E infiltruara – Po si ia bëre, që më gjete mua? Si i re numrit tim? Si ia bëre, që e gjete?

Pedofili – Po një jetë e ka.., a shikon ça jete ka ardhë tani, o zemër?! Kapitalizëm! Kapitalizëm, do vish, se te k’to ka vajt jeta tani, duke formuar numrat, duke formuar numrat me thurje, duke të kërkuar. Kam gjetur sa të duash dhe të tjera.

E infiltruara – Sa ke njohur ti si mosha ime?

Pedofili – Sa kam njohur si moshën tënde?

E infiltruara – Sa ke njohur kshu si mosha ime? Të vogla?

Pedofili – Ah, si mosha jote, shumë. Me kta, me kta mosha ngec unë gjithmonë. Me të mëdhaja nuk më ecën fare, me moshat e mëdhaja. Kur kam qenë në Tiranë kam pas një selitse, po ishte 15-të kshu me moshë, kurse kshu në pamje, se ishte e pjekur në natyrë.

E infiltruara – Edhe ke shkuar me atë? Vinte ajo me ty?

Pedofili – Si s’vinte?! 6 muaj moj zëmra, ajo flinte me mua një herë në dy-tre netë, flinte me mua gjithë natën. Bëshim nga 4-5 herë seks në natë, u shkulshim, u shkulshim. Ajo, qejfet janë të pafundshme zemër, dëshirat janë të pafundshme, eksperiencat janë të pafundshme. Edhe ti të bashkohesh (nuk kuptohet) mendohet ke kohë, enciklopedi të atyre gjërave edhe t’u futa, të ngacmova, të pickova me sa ashu…,po ti s’u fute.

E infiltruara – Po mirë ç’..

Pedofili – Je e kufizuar nga të gjitha gjërat, të vjen dhe zor, a ku di unë. A je shume natyrale zemër, je e thjeshtë nji, je shumë natyrale dhe je seksi kshu në brendësi. Po e treta, je dhe me forma, me ashtu, me vithe të mëdhaja, që unë vdes për femra me vithe të mëdhaja. I ke, i ke të gjitha gjërat plotësuese, ato qysh shijoj unë. Me ty eksitohet zëni, me të marrë ditë-natë me ty eksitohem.

Në një tjetër bisedë telefonike me pedofilin, fjalori i këtij të fundit është tepër vulgar, duke menduar se po flet me një vajzë 13-vjeçare.

E infiltruara – Ti më shkruan ato mesazhe, që unë s’i marr vesh fare. A e di, që jam e vogël?

Pedofili – Të vogël po, po je me mëndje të madhe.

E infiltruara – Po mirë mo, ti kur e shef, që unë s’të përgjigjem, nuk të shkruaj, e gjen telefonin fikur, do të thotë, që ka diçka.

Pedofili – Ku je tani? Te shpija? Vetëm je?

E infiltruara – Aiii…fillove prapë me kto muhabete ti?

Pedofili – A je ulur, a shtrirë? Po mbathjet, ça ngjyre i ke mbathjet? Ah.. Eh, të hëngsha p****! Ohhh..,të q*** p***! Ooohh…, o zemër! Ça pozicioni e do të *** ti o zemër? Me këmbë të ngritura, apo gjysëm të ngritura, apo komplet të ngritura? Të fusi k*** te p***! Të hëngsha p***! Oohhhhh… Ti sa herë e ke qejf të q***? Për çdo natë për shembull? Dy, a tre, a katër? Sa? Oh, zemër…!