Vendosni fjalën kyçe....

Para për reklama e hedhje të dhënash, sa para do i kushtojë buxhetit “Këshillimi Kombëtar”


“Këshillimi Kombëtar”, pyetësori i krijuar nga qeveria për qytetarët do të kushtojë  25 milionë lekë, para që do të merren nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit i miratuar për vitin 2022.

Vendimi u miratua në mbledhjen e Këshillit të Ministrave në datë 19 dhjetor.

Fondi është ndarë në 19.7 milionë për reklamat në mediat audiovizive dhe të shkruara dhe realizimin e materialeve promocionale dhe 5.3 milionë do i kalojnë INSTAT për hedhjen në format digjital të të dhënave të pyetësorëve fizikë.

Por Agjencia nuk ka përfituar vetëm fondit 25 milionë lekë me VKM e datës 19 janar pasi në dhjetor qeveria i akordoi 40 milionë lekë për Këshillimin Kombëtar. 

Në total buxheti i shtetit deri më tani ka harrxhuar një fond prej 65 milionë lekë për pyetësorin i cili ka filluar të shpërndahet te qytetarët.