Kryeministri Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me përgjimin që Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) publikoi një ditë më parë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn.
Duke iu përgjigjur një komenti në “Facebook”, Rama shkruan se ndjen neveri për përgjimet në ambiente jopublike dhe se këto lloj përgjimesh nuk mund të merren për bazë.
“Unë i neveris përgjimet e bisedave mes njerëzve që flasin në një mjedis jopublik, të cilat sipas meje nuk mund të merren për bazë asnjëherë askund, as si prova fajësie as si prova vërtetësie, sepse tjetër konteksti i një komunikimi informal pa dorashka, tjetër konteksti i shfaqjes publike së një përgjimi, prandaj edhe as nuk e kam dëgjuar fare dhe as kam ndërmend ta dëgjoj, kështu që meqë të dhashë tërë këtë shpjegim tani të lutem plotësoje pyetësorin me opinionet e tua duke klikuar.”- i përgjigjet Rama një ndjekësi që e pyet lidhur me këtë.