Vendosni fjalën kyçe....

Përplasja me FSHF-në, Veliaj: Do jetë beteja e jetës sime, talenti i fëmijëve nuk mund të shkojë në pularitë e Shijakut


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur përsëri sot për përplasjen e tij me kreune  FSHF-së, Armand Duka.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me televizionin “News 24”, Veliaj u shpreh se kjo është “beteja e jetës së tij” dhe nuk do të heqë dorë.

Ai argumentoi se kjo nuk është një përfshirje personale nga ana e tij, por detyrë e bashkisë si institucioni që ka financuar më shumë sportin.

 “Nuk është përfshirja ime personale. Është punë e bashkisë së Tiranës, është institucioni që financon më shumë sportin. Ju keni parë sa jemi investuar për sportin. Atë që kemi bërë me sportin, kujtoj baltovinën që ishte lartë tek liqeni, sot është një fushë e madhe futbolli.

Pasi bënë të gjithë këto beteja dhe shikon se si prindërit heqin 20-30 mijë lekë në muaj për të paguar për shoqatat, dhe shikon që këta fëmijë me talent që shkojnë deri në një farë niveli dhe më pas një grup i pazgjedhur i zgjedh këta. Kanë 5 mandate që nuk japin llogari.

Ku është fondi i solidaritetit. Bashkia ka bërë 100 investime në sport. Ku janë 100 fushat e FSHF-së. Kush i mori paratë? Për sa kohë që kjo bashki është financuesja më e madhe e terreneve dhe për sa kohë këta talente pengohen në karrierën e tyre, kemi një mungesë transparence.

Kur Platini bëri shkelje shumë më të vogla se këto që janë bërë në Tiranë, u përball me drejtësinë. Të pajtohesh për të 6-tin mandat me një grup njerëzish që nuk i kanë dhënë asgjë.

Unë s’kam asnjë interes personal, por nuk mund të jem kryetar i bashkie i një qyteti kur sa herë shkoj në një fushë sporti, të dëgjoj prindërit që thonë aman o kryetar s’mund të jetë sporti në dorën e një grupi njerëzisht. Unë do bëj betejën time, nuk mbaron me këto zgjedhje. Do jetë beteja e jetës sime. Vilari në Spanjë 30 vjet vazhdoi të uzurponte atë institucion, megjithatë në një moment shteti veproi, drejtësia veproi, na trego paratë.
Të kesh fusha të mira, salla sporti të mira, të investosh dhe gjithë talenti i fëmijëve të shkojë në pularitë e Shijakut nuk shkon.”– deklaroi Veliaj.