Transparency International ka publikuar raportin vjetor për sa i përket indeksit të korrupsionit.
Shqipëria është përkeqësuar me një vend në këtë raport krahasuar me vitin e shkuar duke shënuar 35 pikë e duke zënë vendin e 110-të nga 180 gjithsesj në raport.
Në ndarjen për Shqipërinë, raporti vëren se gazetarët janë përballur me padi ligjore e kërcënime. Po kështu në raport theksohet se ka shqetësime mbi dhunën e policisë gjatë protestave si dhe shkelje të lirisë së tubimit përgjatë pandemisë.
“Në Shqipëri gazetarët janë përballen me padi ligjore e kërcënime, përfshirë kontrollin e tepruar të informacionit lidhur me reagimet ndaj Covid-19. Për më tepër, ka pasur shqetësime për dhunën e policisë gjatë protestave si dhe janë regjistruar shkelje të lirisë së grumbullimit gjatë gjithë pandemisë.” – thuhet në raport.
“Pandemia u përdor gjithashtu si një justifikim për të zvogëluar mbikëqyrjen dhe llogaridhënien për prokurimet publike dhe shpenzimet e ndihmës së huaj, duke lejuar që korrupsioni të përhapet gjerësisht.” – vijon raporti.