Vendosni fjalën kyçe....

Basha komenton raportin e TI: Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme, Shqipëria do të mbetet një nga vendet më të korruptuara në botë


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me raportin e “Transparency International”, sipas të cilit Shqipëria ka pësuar rënie me një pikë për sa i përket korrupsionit.

“Ajo që kemi thënë gjatë gjithë kohës, madje edhe më të bindur që nga 25 prilli, tashmë është e qartë për të gjithë. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme, Shqipëria do të mbetet një nga vendet më të korruptuara në botë.

Zgjedhje të lira duhet të jetë qëllim i gjithë shqiptarëve që ardhmja e tyre të jetë më e mirë.”– shkruan Basha.

Në raportin e TI, thuhet se Shqipëria është përkeqësuar me një pikë krahasuar me vitin e shkuar duke shënuar 35 pikë e duke zënë vendin e 110-të nga 180 gjithsej në raport.

Në ndarjen për Shqipërinë, raporti vëren se gazetarët janë përballur me padi ligjore e kërcënime. Po kështu në raport theksohet se ka shqetësime mbi dhunën e policisë gjatë protestave si dhe shkelje të lirisë së tubimit përgjatë pandemisë.