Vendosni fjalën kyçe....

CNA: Patronazhistët e Veliajt po presin e përcjellin Bashën në takime


Çuditë e Lulzim Bashës, në kulmin e dëshpërimit të tij për njerëz, nuk kanë të sosur.

Gati përditë në takimet e tij me “bazën”, po identifikohen qartazi njerëz të dërguar nga mazhoranca, për t’i mbushur atij karriket bosh. Dhe mbi të gjitha të habit naiviteti i Lulit, që në vend që t’i fshehë e t’i vërë nga rreshtat e fundit, i nxjerr në krye, si për të dëshmuar edhe vetë hallin e madh që e ka zënë, ose ndoshta edhe për të përgatitur publikun për një bashkëqeverisje të hapur dhe zyrtare me Ramen.

Në takimin e fundit me të rinjtë e FRPD-së, anëtarëve e PD-së, u skandalizuan nga nderimi dhe promovimi që iu bë dikujt, që nuk ishte parë më përpara në ambientet e tyre.

Bëhet fjalë për njëfarë Marsidi Gupi, punonjës i Ministrisë së Brendshme, në Agjencinë e Blerjeve të Përqëndruara, si dhe Patronazhist në zgjedhjet e kaluara, me teserë anëtarësie në PS dhe Fresh, dhe për më shumë se kaq, njeri shumë i  dashur i Veliajt dhe kuadro i besuar i G99-ave.

Dyshimet se Rama dhe Veliaj i mbushin sallat Bashës, po dalin me prova përditë.

Këto konvertime nga e majta në të djathtë, deri në përfshirjen e stafit të ministrive, nuk janë parë e dëgjuar, që nga dita që njerëzimi shpiku politikën.

Bashkangjitur do të shihni:

Foto të faqes patronazhisti.com, ku Marsidi Gupi del si Patronazhist e spiun për të evidentuar dhe luftuar votuesit e PD-së. Imagjinojeni vetë sa demokratë janë hequr nga puna me informacionin e çuar në shtabet e PS-së nga Marsidi Gupi.

Një nga shumë statuset e FB, ku Marsidi Gupi shpërndan fjalimet e Veliajt. Nëse futeni në profilin e tij do të gjeni dhe shumë të tjera.

Listën për deputetë të G99s, të zgjedhjeve të vitit , ku në faqen 4,  e gjeni Marsidi Gupin, kandidatin e pestë, për qarkun e Tiranës.

Dokument zyrtar i Ministrisë së Brendshme, ku shpallet adresa zyrtare e e-mailit të Marsidi Gupit, si anëtar i Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, agjenci e përfshirë edhe në skandalin e uniformave të Policisë.

VINI RE: Ky material është pronë intelektuale e CNA.al