Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se kanosën 60-vjeçarin Shkodër për motive pronësie, policia shpall në kërkim dy vëllezërit nga Kruja


Policia e Shkodrës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy vëllezërit që dyshohet se kanosën 60 vjeçarin  për motive pronësie dhe qëlluan me armë zjarri në ajër në oborrin e banesës së tij,

Ngjarja ndodhi në fshatin Kasnec të Shkodrës ndërsa shtetasit P.A 54-vjeç dhe N.A 46-vjeç banues në fshatin Dukagjin i Ri Krujë u shpallën në kërkim.

Sipas policisë këta shtetas kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në banesën e shtetasit N.U 60 vjeç për motive pronësie.

Më datë 26.01.2022, rreth orës 19:05, në fshatin Kasnec, Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër, shtetasit P. A., 54 vjeç dhe N. A., 46 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Dukagjin i Ri Krujë, për motive pronësie kanë kanosur shtetasin N. U., 60 vjeç, banues në fshatin Kasnec Shkodër, dhe  kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në oborrin e banesës së tij.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar mënjëherë në vendin e ngjarjes  dhe vijon  krehja e zonës  me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor po punon  për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.