Vendosni fjalën kyçe....

FMN paralajmëron Salvadorin se Bitcoin ka ‘rreziqe të mëdha’, presidenti i vendit e ironizon


Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) nixiti Salvadorin të heqë statusin e kriptomonedhws Bitcoin si monedhë zyrtare, duke paralajmëruar se ajo mund të shkaktojë paqëndrueshmëri financiare.

Në një deklaratë, FMN-ja pretendoi se vendimi i qeverisw sw Salvadorit për të miratuar Bitcoin si mjet ligjor vitin e kaluar ‘përfshin rreziqe të mëdha për integritetin financiar dhe të tregut, qwndrueshmwrinw financiare dhe mbrojtjen e konsumatorëve’.

FMN bëri thirrje për ‘rregullim dhe mbikëqyrje të rreptë’ të Bitcoin në vend dhe i kërkoi qeverisë që ‘të ngushtojë fushën e ligjit të Bitcoin duke hequr statusin e monedhws ligjore të Bitcoin’.

Salvador wshtw vendi i parë në botë që miratoi Bitcoin si kurs ligjor dhe planifikon të emetojë një obligacion 10-vjeçar, 1 miliard dollarë në Bitcoin këtë vit.

Presidenti Nayib Bukele u duk se e hodhi poshtë paralajmërimin e FMN-së në një postim në Twitter të martën, i cili në mënyrë tallëse e portretizonte organizatën si personazhin ikonik të The Simpsons, Homer Simpson, duke ecur mbi duar.

Të dielën, pasi Bitcoin u tregtua në nivelin e tij më të ulët që nga korriku, duke shkaktuar një humbje të vlerësuar prej 20 milionë dollarësh në El Salvador, Presidenti Bukele me shaka e ndryshoi foton e profilit të tij në Twitter në një imazh të redaktuar të tij të veshur me një uniformë McDonald’s.

Bukele, i cili i referohet vetes si ‘CEO i El Salvador’ në mediat sociale, ka qenë një mbështetës i zëshëm i Bitcoin. Në nëntor, Bukele njoftoi planet për një ‘Qytet Bitcoin’ të financuar nga bonot e kriptomonedhave, ndërsa në tetor, ai zbuloi se vendi kishte nxjerrë Bitcoin-in e parë duke përdorur energji nga një vullkan.