Vendosni fjalën kyçe....

Meta: 4 protestuesit në 21 janar i vrau Basha me Ramën


Presidenti Ilir Meta në një intervistë për emisionin “Now” deklaroi se 4 personat në 21 janar i vrau Lulzim Basha me Edi Ramën.

Meta tha se më paralajmëruan miq përtej Oqeanit duke i thënë se ngjarja do ndodhi për sa kohë ai ishte në zyrë.

Ata qytetarë i ka vrarë Rama bashkë me Bashën. Unë kam qenë në një emision te Fevziu një natë para dorëheqjes. Në darkë te Fevziu, ai 700 mijëshi ishte montazh sepse ishin letrat. Te Fevziu unë them nuk kam ndërmend të jap dorëheqjen, në mëngjes më bie zilja te shtëpia te Blloku edhe vjen një haber nga miqtë e mi të vjetër edhe të rinj edhe më thotë mua shiko vlerësoje më mirë këtë situatë sepse planifikohen të bëhen vrasje në protestë. Unë nuk mendoja se gjëja do shkonte atyre. Haberin ma sollën miqtë mi matanë Oqeanit. Më thanë ti nuk duhet të jesh në zyrë se do thonë që kjo gjë që ndodhi, ndodhi për arsye se nuk ke dhënë dorëheqjen”, u shpreh Meta.

Presidenti tha se Ministri i Brendshëm, në atë kohë Basha, kishte për detyrë që të mbronte Kryeministrinë dhe të mos lejonte që të ndodhte ajo gjë.  

Ministri i Brendshëm ka detyrë të mbrojë Kryeministrinë të vlerësojë çdo rrezik. Atyre i interesonte të ndodhte ajo që ndodhi. Të isha unë Ministër i Brendshëm dhe të më ndodhte kjo gjë. Nuk e lejoja të më ndodhte”, tha Presidenti Meta./Hashtag.al