Vendosni fjalën kyçe....

Ministri i Jashtëm Ukrainas: Trupat aktuale ruse janë të pamjaftueshme për sulm në shkallë të gjerë


Rusia nuk ka mbledhur forca të mjaftueshme për të nisur një pushtim të afërt në shkallë të plotë të Ukrainës, tha të mërkurën Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, ndërsa ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov kërcënoi “masat e duhura të reagimit” nëse Perëndimi vazhdon “vijën e tij agresive”.

Kuleba u tha gazetarëve në Kiev se trupat ruse mund të sulmonin Ukrainën në çdo kohë, siç kishte ndodhur që nga viti 2014 kur Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë të Ukrainës, por aktualisht nuk do të ishte në gjendje të kryente një ofensivë të plotë.

“Numri i trupave ruse të grumbulluara përgjatë kufirit të Ukrainës dhe në territoret e pushtuara është i madh, ai përbën një kërcënim – një kërcënim të drejtpërdrejtë për Ukrainën,” tha Kuleba.

Megjithatë, ndërsa flasim ky numër është i pamjaftueshëm për një ofensivë në shkallë të plotë përgjatë gjithë kufirit ukrainas. Atyre u mungojnë gjithashtu disa tregues dhe sisteme të rëndësishme ushtarake për të kryer një ofensivë kaq të madhe në shkallë të plotë,” shtoi ai. “Mund të themi se 100 herë në ditë pushtimi është i pashmangshëm, por kjo nuk e ndryshon situatën në terren.”