Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Brendshme publikon listat e zgjedhësve për 6 Marsin, mbi 654 mijë persona me të drejtë vote


Në zgjedhjet vendore që do të mbahen në 6 bashki më 6 Marsit, do të kenë të drejtë të votojnë kandidatin që iu pëlqen 654 mijë e 538 qytetarë.

Ministria e Brendshme pak më herët ublikuar listat e zgjedhësve të cilët mund të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit, ku nuk ka një kryetar të zgjedhur.

Sipas njoftimit të ministrisë së Brendshme, nga të gjithë qytetarët me të drejtë vote, plot 10 mijë e 138 prej tyre do të votojnë për herë të parë.

Më 6 Mars për të ushtruar të drejtën e votës do jenë hapur 941 qendra votimi në këto bashki ku do zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale.

NJOFTIMI I MINISTRISË SË BRENDSHME

Ministria e Brendshme ka publikuar listën përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie për 6 njësi të qeverisjes vendore që do të mbahen në datën 6 mars 2022.

Njësitë vendore ku do të mbahen këto zgjedhje janë:

  1. Bashkia Shkodër, qarku Shkodër;
  2. Bashkia Dibër, qarku Dibër;
  3. Bashkia Durrës, qarku Durrës;
  4. Bashkia Vorë, qarku Tiranë;
  5. Bashkia Rrogozhinë, qarku Tiranë;
  6. Bashkia Lushnjë, qarku Fier.

Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 654,538 shtetas shqiptarë me të drejtë vote.
10,134 zgjedhës votojnë për herë të parë.

135 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit.

941 është numri i qendrave të votimit.

Çdo qytetar është i lutur të verifikojë emrin e tij në listën e zgjedhësve ndërsa për çdo pretendim mund t’u drejtohet zyrave të Gjendjes Civile në bashki dhe njësi administrative.

Lista përfundimtare e zgjedhësve përmbyll kështu procesin e hartimit dhe shpalljes së Listës së Zgjedhësve. DGJC në çdo bashki, ashtu sikurse deri më tani, do të përmbushë në vijim çdo detyrim ligjor, që rrjedh nga Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë.

Ftojmë qytetarët të aplikojnë apo rinovojnë ID kartat e skaduara, si një nga 2 dokumentet biometrike, që do të përdoret për identifikimin e votuesve në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022 për pushtetin vendor.

Lista online e zgjedhësve, për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie, për disa njësi vendore.