Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka zhvilluar një konferencë për mediat lidhur me krizën mes Ukrainës dhe Rusisë.
Në komunikim e tij ai është shprehur se Ukraina zgjedh vetë nëse dëshiron të anëtarësohet diku, duke shtuar se sot i janë përgjigjur Moskës edhe me shkrim.
“Rreth 5000 trupa të NATO janë në gatishmëri nën komandën e Francës. Sot i nisëm përgjigjet Moskës me shkrim. Ukraina e zgjedh vetë nëse dëshiron të anëtarësohet”-u shpreh ai.