Vendosni fjalën kyçe....

Pamje të rënda, avokatja ruse zhduket nën lumin e ngrirë teksa kremtonte festën (Video)


Një nënë e dy fëmijëve, e cila u hodh përmes një vrime akulli në një lumë të ngrirë për të shënuar Epifaninë Ortodokse, u rrëmbye nga uji dhe nga rrymat e forta përpara fëmijëve të saj që bërtisnin.

Një video thellësisht shqetësuese tregon gruan, 40 vjeç, duke u zhytur në lumin Oredezh pranë Vyra, një fshat në jug të Shën Petersburg, Rusi, të mërkurën.

Pati panik të menjëhershëm pasi gruaja, që mendohet se ishte një avokate nga Shën Petersburgu, u tërhoq nën akull nga një rrymë e fuqishme dhe u zhduk në çast. Fëmijët e saj të pikëlluar bërtasin dhe njëri dëgjohet duke bërtitur ‘Mama, Mama’, teksa një grua përpiqet t’i ngushëllojë.

Pasi një shoqërues bërtet për ndihmë, një burrë që besohet të jetë bashkëshorti i gruas, shihet duke u zhytur në vrimën e akullit, por ai nuk mund ta gjejë atë. Po ashtu zhytësit e ekipeve të kërkim-shpëtimit nuk mundën të gjenin trupin e saj.