Vendosni fjalën kyçe....

“Qesharake” – Tritan Shehu pasi Basha caktoi Bejkon në vend të tij për të drejtuar qarkun e Gjirokastrës



Deputeti Tritan Shehu ka reaguar pas vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për të caktuar si drejtues politik të PD-së në qarkun e Gjirokastrës, Roland Bejkon.

Ky post më parë i përkiste Shehut, i cili u shkarkua nga Basha pasi ai iu bashkua grupimit të ish-kryeministrit dhe liderit historik të PD-së, Sali Berishës.

Në një postim në “Facebook”, Shehu e konsideron qesharak vendimin e Bashës për zëvendësimin e tij me Bejkon.

“Deputeti i ngujuar Basha përfshin edhe Qarkun e Gjirokastrës në vizionet e tij të deformuara. Qesharake kjo! Por dhe e dhimbshme në një sens! Një deputet i mbyllur në një “bunker” të blinduar, të mbushur me keq bërës, nën mbrojtjen nga Policia e Ramës, kërkon të diktojë “vullnetet” e tij imagjinare militantëve, antarëve, simpatizantëve demokratë të Qarkut të Gjirokastrës.”– shkruan Shehu.

Ai i drejtohet Bashës duke i thënë se demokratët u ndanë nga ai jo për inate personale, por sepse ai i tradhëtoi dhe mashtroi ata për 8 vite.

Reagimi i plotë:

Deputeti i ngujuar Basha përfshin edhe Qarkun e Gjirokastrës në vizionet e tij të deformuara. Qesharake kjo! Por dhe e dhimbshme në një sens! Një deputet i mbyllur në një “bunker” të blinduar, të mbushur me keq bërës, nën mbrojtjen nga Policia e Ramës, kërkon të diktojë “vullnetet” e tij imagjinare militantëve, antarëve, simpatizantëve demokratë të Qarkut të Gjirokastrës. Dhe për më shumë kjo kur nga Bunkeri ku është futur, pak javë më parë i mbyti me gaz toksik, i gjakosi nëpërmjet shkopinjve të rregjimit, kërkoi t’i poshtërojë, denigrojë, e çbëjë ata.

Po ai harron se Gjirokastra, Libohova, Dropulli, Përmeti, Këlcyra, Tepelena e Memaliaj janë “kockë” e fortë, që të ngel në grykë. E kanë treguar këtë në historinë e këtij vendi, në historinë tonë demokratike, por dhe në historinë e afërt të Kuvendit të 11 Dhjetorit e Referendumit të 18 Dhjetorit, kur njëzëri u ndanë përfundimisht nga ty. U ndanë nga ty jo për inate a simpatira personale, por se ti jo vetëm i tradhëtove për 8 vite kur ata të mbështeten, i mashtrove, i fute në beteja të gënjeshtra nga i nxorre po me gënjeshtra, për t’i krijuar mundësi këtij rregjimit të kapte çdo gjë, por dhe se kërkove t’i helmosh realisht e lëndosh fizikisht prej atij bunkeri, që shpejt do tu kthehet të zotërve.

Ndërsa plaget morale ja kishe krijuar prej kohësh! Dhe në mënyrën më komike kërkon edhe sot t’i sundosh ata, t’u imponosh Don Kishotër, kur ti vetë je shkarkuar prej kohësh edhe formalisht. Ndërsa ata janë të plotfuqishëm e të lirë në zgjedhjet e tyre, të vendosur në rrugën e demokracisë e të opozitarizmit me këtë rregjim, në pregatitje për tu përballur me atë e fituar mbi atë. Dhe këtë jua them dhe unë si deputet i tyre, si anëtar i organit më të lartë të PD Komisionit të Rithemelit, i ngarkuar edhe në mënyrë të veçantë për atë Qark. Fatkeqësisht perceptimet e deformuara të çojnë shumë larg disa herë. Prandaj ndoshta duhet më mirë të themi: Ta shpëtojmë deputetin Basha!”- shkruan Shehu.