Një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në qytetin e Korçës.
Policia thotë se pasditen e sotme rreth orës 15:30, një 19 vjeçar është paraqitur i plagosur në spitalin rajonal të Korçës.
I riu me inicialet E.T dyshohet se gjatë një konflikti me shtetasin me inicialet A. E., është plagosur nga ky i fundit me një mjet prerës në këmbë. Për fat të mirë i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 26.01.2022, rreth orës 15:30, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal Korçë, ka shkuar shtetasi E. T., rreth 19 vjeç, banues në Korçë, i cili dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 16, Korçë, me shtetasin A. E., është dëmtuar me mjet prerës në këmbë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Po punohet për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e Policisë.