Shpallen në kërkim ndërkombëtar dy pronarët e kompanive të lidhura me inceneratorët, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto.
Sikurse raporton televizioni “News 24”, Policia me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, ka shpallur në kërkim ndërkombëtar dy biznesmenët.
Pas kërkimeve që policia ka zhvilluar brenda vendit, dy biznesmenët në fjalë nuk janë gjetur prandaj SPAK ka kërkuar që ata të shpallen në kërkim ndërkombëtar, për shkak të dyshimeve se ata mund të jenë larguar nga Shqipëria.
Kujtojmë se ndaj dy biznesmenëve, GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” pas hetimeve për inceneratorin e Elbasanit, që çuan në pranga ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.
Vetëm pak ditë më parë SPAK vendosi nën sekuestro inceneratorin e Elbasanit dhe po vijon hetimet për mbledhjen e provave të nevojshme për persona të tjerë, funksionarë publikë dhe persona fizik dhe juridikë privatë, për të cilët ka dyshime se mundet të jenë përfshirë në kryerjen e veprimeve të paligjshme./Hashtag.al