Vendosni fjalën kyçe....

Sulmet ndaj Kapllanajt, Bardhi pyet Berishën: Kush është miku trafikant droge në Spanjë që ka fituar tenderin e rindërtimit nga Veliaj?


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar për sulmet e Sali Berishës ndaj drejtuesit politik në Fier, Agron Kapllanaj.

Bardhi thotë se sulmet e Berishës ndaj Kapllanajt janë mashtrime kundër demokratëve.

“Sulmet e Sali Berishës kundër demokratëve janë të padenja, por fatmirësisht, të padëmshme. Ato mbeten mashtrime të një politikani me karrierë të mbaruar dhe të mbyllur me turp! Agron Kapllanaj është një nga demokratët më të votuar dhe më të respektuar në zonën e Fierit”-shkruan Bardhi.

Më tej Sekretari i Përgjithshëm shkruan se Berisha duhet të pyesë familjarët e tij se me kë i ndërton Veliaj pallatet te “5 Maji”. Madje ai hedh dyshime se një mik, me familjarët e Berishës, trafikant droge në Spanjë në kundërshtim me ligjin ka fituar tenderin e rindërtimit nga Veliaj.

Agron Kapllanaj ka zgjedhur PD dhe demokratët, prandaj sulmohet paturpësisht nga Sali Berisha. Asnjë mashtrim i Sali Berishës nuk e ndryshon dot faktin se demorkatët kanë zgjedhur të ardhmen, jo hallin e tij personal. Demokratët po e braktisin dita ditës.

Se me kë po i ndërton pallatet Edi Rama dhe Erion Veliaj tek 5 Maji, Sali Berisha duhet të pyesë familjarët e tij. Kush është miku trafikant droge në Spanjë që në kundërshtim me ligjin ka fituar tenderin e rindërtimit nga Erjon Veliaj? Pse e fsheh Sali Berisha me mashtrime?

E vërteta që do të dal shumë shpejtë është aq e dukshme, sa shpifjet e Sali Berishës nuk e mbulojnë dot”-thotë Bardhi.