Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Laprakës e ‘5 Majit’ thirrje Ramës para parlamentit: Na trajto njësoj si ortakun tënd, Lulzim Bashën


Banorët e Laprakës dhe ‘5 Majit’ në Tiranë po zhvillojnë një protestë para parlamentit.

Dhjetëra familje që janë kundër prishjes së banesave të tyre për shkak të ndërtimit të Unazës së Madhe dhe projektit të rindërtimit të pallateve te ‘5 Maji’ janë mbledhur para parlamentit teksa brenda deputetët janë brenda në seancë plenare.

Ata kanë deklaruar se do e vijojnë protestën e tyre dhe do ngrenë çadrat para parlamentit e do nisin një grevë urie.

Të pranishëm me qytetarët protestues janë edhe deputetët e PD-së, Vokshi e Këlliçi. Banorët kanë kërkuar që të trajtohen njësoj si kreu i PD-së Basha.

“Shtëpitë i kemi bë me djersë. Ne kërkojmë të drejtën tonë. Nuk dal prej shtëpie pa gjet të drejtën. I falenderojmë mediat që na kanë përkrah. I bëjmë thirrje kryeministrit sikur ke trajtuar ortakun tënd Lulzim Bravën. Aq lekë kërkojnë banorët e Laprakës, banorët e ‘5 Majit’. Protesta jonë është e drejtë, e ligjshme. Ne protestat do i vijojmë, shtëpitë tona nuk ke me i prish dot. Nuk keni për të na i shemb pa bë marrëveshje me ne. Nëse nuk vini të bisedoni me ne, do i marrim çadrat dhe do i ngremë para parlamentit, do hyjmë në grevë urie. U bëjmë thirrje shqiptarëve, na shikoni ne se kjo do ju ndodhë edhe juve. Bashkohuni me kauzën tonë se kauza jonë është edhe e juaja.” – thanë banorët.