Kreu i PD-së Basha ka akuzuar kryeministrin Rama se ka shpenzuar 150 mijë euro karburant në fluturime me charter para dy ditësh.
Po kështu ai e akuzoi atë për prishjen e banesave në lagjen ‘5 Maji’ në Tiranë duke vërejtur se kreu i qeverisë nuk ndodhej në sallë sot.
“Para dy ditësh kryeministri shkoi e erdhi me charter privat, duke harxhuar 150 mijë euro karburant. Kur vjen puna për t’u përballur me shqiptarët, nuk e dimë ku është. Me cilin vend të Evropës, mos të them të botës, në 2022, mungon transparenca minimale për shpenzimet marramendëse qeveritare të një populli që është në varfëri të thellë. Në cilin vend të botës kryeministri ka charter privat, shkon drejt kryeqyteteve luksoze të Evropës, ndërkohë që qeveria e tij pa asnjë mandat dhe në kundërshtim me ligjin shemb catitë e banorëve të kryeqytetit, sic ndodh te “5 Maji”, ku pjesa dërrmuese e banorëve janë në gjendje lufte, sikur i ka bombarduar një armik, një armiku i padukshëm, por i tmerrshëm, i korrupsionit qeveritar.” – tha Basha.
Ai shtoi më tej se qeveria Rama është më e korruotuara e rajonit dhe Europës, duke iu referuar raportit të Transparency International.
Basha theksoi se korrupsioni i qeverisë ka penguar integrimin e vendit në BE.
“Mjaftojnë këto fakte për të kuptuar pse dy ditë më parë raporti i Ti konfirmoi që qeveria e masakrës zgjedhore të 25 prillit është qeveria më e korruptuar e Evropës, më e korruptuara e Ballkanit. Pndërshmëria, paligjshmëria, largimi i cdo shërbimi nga qytetarët, cveshja e institucioneve për t’i shërbyer qytetarëve dhe kthimi i tyre në duart e një grushti njerëzish, këto nuk janë fjalët e opozitës, por janë të vërteta të pamohueshme, me të cilat cdo njeri në marrëdhënie pune, cdo i papunë, cdo sipërmarrës, cdo fermer, cdo student e pensionist, përballet cdo ditë. Korrupsioni është armiku i përditshëm. Korrupsioni ka shkatërruar institucionet, ka deformuar vendimmarrjen, ka shkatërruar tregun, ka penguar avancimin në rrugën drejt BE.” – shtoi kryedemokrati.