Vendosni fjalën kyçe....

BE nxit Kuvendin të miratojë zgjatjen e afateve të vettingut


Bashkimi Evropian në Shqipëri ka nxitur Kuvendin të zgjatë afatet e organeve të vettingut.

Ditën e sotme është paraqitur në Kuvend projektamendamenti kushtetues për zgjatjen e afateve të vettingut.

Përfaqësia e BE-së në Tiranë e quan të rëndësishëm përfundimin e procesit të vettingut për integrimin evropian të Shqipërisë.

Hap i rëndësishëm sot në Kuvend me paraqitjen e projekt-amendamentit kushtetues për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut, për t’u votuar nga të gjithë deputetët.

Bashkimi Evropian mbështet fuqimisht zgjatjen e mandatit. Përfundimi i suksesshëm i procesit të vettingut është tejet i rëndësishëm për integrimin evropian të Shqipërisë”-thuhet në postim