Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Basha u thirr në prokurori dhe u kërcënua me dosjen “Muzin”. Ose do më largonte ose do shkonte në birucë


Ish-kryeministri Sali Berisha, deklaroi në emisionin “Opinion” se Lulzim Basha u shantazhua me dosjen “Muzin” për ta përjashtuar nga Grupi Parlamentar.

Sipas Berishës, Basha është thirrur në prokurori dhe i është thënë “ose largo Berishën ose shko në birucë”.

“Është dosja Nik Muzin. Kur prokurorja e Tiranës po e hetonte Bashën për larje parash, ajo kërkoi dosjen për Nik Muzin. Nik Muzin tregoi herën e dytë pasi u kap në një tjetër çështje. Ai i tregoi të gjitha. Pasi i tregoi Nik Muzin, dosja erdhi këtu. Prokuroria e mori vesh që ka dëshmuar atje, u thirr Lulzim Basha. Raporti ishte: Ose largo Berishën, ose je këtu ose atje në birucë. Dhe atje nuk shkonte dot. Po them çfarë thoshte raporti i huaj. Unë dija ato që më kishte thënë. Nuk e dija që kishte shkelur çdo ligj. Më kishte deklaruar se ato para u mblodhën në diasporë dhe ne ato para i paguam këtu. Unë besova atë që më tha. Dhe Donald Lu-së i thashë publikisht që nuk është e vërtetë. Të paktën për dy vjet ai nuk shkeli dot në SHBA, anuloi udhëtimin atje”- tha Berisha.