Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama e Basha të përfshirë në aferën e inceneratorëve, Zoto e Gugallja mbaheshin të fshehur në Lushnjë


Ish-kryeministri Berisha ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministri Rama e kreut të PD-së Basha.

Në rikthimin e tij në parlament pas katër muajsh mungesë Berisha tha se Klodian Zoton e Stela Gugalljan, të cilët janë shpallur në kërkim ndërkombëtar për inceneratorin e Elbasanit, mbaheshin të fshehur në Lushnjë.

“Zero hetim se është i zhytur si Edvin droga dhe Lulzim brava. Janë bërë denoncime dhe Lulzim brava i implikuar në këtë aferë lejoi që të publikohen dy herë deklarata nga PD. Nuk ka aferë më flagrante dhe vjedhje të përbashkët, i kanë mbajtur të fshehur në Lushnjë kaçakët Zoton dhe Gugalen, kjo aferë duhet të hetohet. Kushti i parë nga deputetë që nuk kanë asnjë lidhje me aferën, se këtu në dyja anët, Brava është me dy kënde, na thuaj pak udhëtimet e tij me Zoton, çfarë janë pengesat, pse nuk lejonte denoncimet dhjetëra denoncime nga aktivistë të PD-së, që të gjitha në ujdi me kreun e Meduzës.” -tha Berisha.

Po kështu ai bëri thirrje për ngritjen e një Komisioni Hetimor ndaj kryeministrit Rama dhe Lulzim Bashës, të cilët i akuzoi për larje parash.

“Mendoj se në trajtimin e këtij problemi sot Parlamenti duhet të ndalet në dy krerët e meduzës, të larjes së parave, kreun e meduzës, Edvin Kristaq Rama, i akuzuar zyrtarisht për bashkëpunimin dhe sigurinë e Evropës, për larjen e 200 milionë eurove në zonat ofshorë, të cilën s’e përgënjeshtroi kurrë, por jo më pak Lul Brava, i cili u hetua nga Prokuroria e Tiranës për larje parash dhe ju mbyll hetimi. Nëse ne duhet të bëhemi seriozë në luftën këtij krimi të shëmtuar që ushqen të gjitha krimet e tjera, përfshirë dhe terrorizmin, duhet t’i vendosim në hetim të plotë si kreun e meduzës, ashtu dhe pengun e tij, Lul Brava, të cilit ja mbylli çështjen në Apel dhe nuk e dërgoi në Gjykatë të Lartë me urdhër të veçantë. Larja e parave të pista është mekanizmi kryesor i investimeve të parave të vjedhura nga qeveritarë me bashkëpunëtorët e tyre. Në mënyrë absolute, shtëpitë e atyre u shkatërruan në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, por kleptokracia në pushtet nuk ka ligje, nuk ka moral, nuk shpirt, nuk ka zemër, ka vetëm para dhe vjedhje parash. Gjykoj që këto ligje të ridimensionohen. Duhet një komision hetimor i domosdoshëm për të hetuar kreun e meduzës dhe Lul Bravën për këtë vepër penale. Ka dhe të tjerë që po hetojnë, por më e mira është ta bëjë Parlamenti këtë.” – shtoi Berisha.