Vendosni fjalën kyçe....

Duka në SPAK- Veliaj në kundërshtim me Ramën


Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj janë gjendur në një përplasje në distancë për sa i përket Federatës Shqiptare të Futbollit.

Kjo pasi kryebashkiaku Veliaj në emisionin Çim Peka Live tha se do dërgojë Dukën në SPAK ndërsa Kryeministri Rama në emisionin “Open” tha se SPAK nuk ka kompetencë të merret me Armando Dukën.

“Njerëz jemi ne, mish, kocka, gjak. E mora ta pyes çfarë është dhe më shpjegoi kontekstin, pozicionin e tij, abuzimet e federatës, të gjithë procesin e zgjedhjeve që sipas tij po bëhet përveç çdo standardi. Po i thashë për çfarë e përmend SPAK-un? Kur them që këto përgjime bëhen bazë abuzimi se i kam vuajtur në kurriz. SPAK-u nuk ka lidhje me këtë. Është një fjalë e thënë në muhabet, por SPAK nuk ka kompetencë të merret”-tha Rama në emisionin “Open”.

Ajo është tjetër do të shkojë në SPAK. Flas për prokurorinë e Tiranës në lidhje me këtë proces, shumë shpejt do vendosim në veprim edhe SPAK-un”-tha Veliaj në Çim Peka Live.