Pas fjalimit të ish-kryeministrit Sali Berisha në Parlament, nënkryetarja e PD-së, Grida Duma reagoi ndaj tij, duke thënë se u ngrit pa asnjë nderim për të bërë të pamundur opozitarizimin. Sipas saj, ndërsa Berisha mbante fjalimin në Parlament fytyrat e përfaqësuesve të maxhorancës shkëlqenin.
Duma nuk është kursyer as me maxhorancën duke thënë se PD-ja nuk u mund nga PS-ja, por nga vetvetja.
“Jemi sot siç kemi qenë prej kohësh përballë njëri tjetrit duke mashtruar secili më shumë tjetrin. Hipokrizi, big brother politik kudo dhe dëgjoj ministret tuaja që drejtohen nga ne dhe thonë ju kemi mundur 3 here. Ne nuk na kemi mundur ne, dhe ne nuk jemi mundur nga ju. Unë jua them nga kush jemi mundur ne. Ju keni mundur një gje, të drejtën e shqiptarëve për mirëqeverisje. Që nuk thuhen të vërtetat më ju e konsideroni mafiozllik politik dhe se jemi të mençur se ja fusni të gjithëve.
Unë do ta filloj nga të vërtetat tona. Po, ne jemi mundur, por jo nga ju, por nga vetvetja. Ne po na mund vetja dhe jo ju.
Shikoj këtu që çohet më i vjetri ndër nesh që jemi përpjekur ta nderojmë, pa asnjë nderim çohet dhe thotë gjithçka është e mundur për të bërë të pamundur opozitarizmin, ndërsa ju shikoja ju me portrete ai fliste, juve shkëlqenit sepse shikonit sesi ne mundim vetveten. Kjo është ajo që po ndodh
Një gjë është e sigurt, të thuash të vërtetën është forcë, të fshihesh pas të vërtetave të tjetrit është dobësi, të mos thuash kurrë të vërteten tënde është dobësi
Kjo klasë politike ka humbur moralin dhe mundësinë që ti japë shqiptarëve mirëqenien që e meritojnë.
Ajo që bëni ju me fondet IPA dhe me vetë sjelljen ndaj BE ju thoni mashtrimet e mundshme, s’ka gje ne na lusin po nuk na futët
Me çfarë doni të mundni ju? Kush është çështja këtu? Çështja është kë mund kë në politikë? Kë mbështet kë, kush ja fut kujt në politikë. Se thoni s’ka problem se ne nuk futemi në Evropë se na lusin. E vetmja gjë që lusni ju është borxhi.”-tha Duma në foltoren e Parlamentit.