Vendosni fjalën kyçe....

Fëmijët u rikthyen sot në shkolla, por prindërit i ankohen ministres së Arsimit: “Pse i ndërtoni shkollat pa sistem ngrohjeje?!”


Këtë të enjte nxënësit u rikthyen në shkolla pas një ndërprerjeje tre ditore të mësimit, si pasojë e temperaturave shumë të ulëta. Por prindërit përsëri ankohen për mundesë të kushteve.

Mbrëmjen e kaluar, ministrja e Arsimit Evis Kushi falenderonte prindërit përmes një postimi në rrjetet sociale për mbështetjen dhe mirëkuptimin e treguar gjatë këtyre ditëve. “Të dashur nxënës dhe mësues, Rikthimi juaj në shkollë nesër më gëzon pa masë. Ndërsa prindërve u shpreh falënderime për mbështetjen dhe mirëkuptimin e treguar gjatë këtyre ditëve të acarta.”

Mirëpo prindërit përsëri ankohen për mungesën e ngrohjes në shkolla. Një komentues shprehet se nuk është nevoja t’i falenderojnë pasi nuk kushte asnjë lloj mirëkuptimi nga prindërit këtu por vetëm detyrim. Mirëkuptim sipas komentuesit do të kishte nëse do të ishte siguruar ngrohja në klasa.

“Zonja Ministre nuk është nevoja të na falenderosh se nuk kishte mirëkuptim nga prindërit po kishte detyrim. Do ishte mirë të tregonit mirëkuptim të ngrohni shkollat se dhe në ditë jo të acarta fëmijët rrinë me xhupa në klasë.”– thotë një komentues.

Të tjerë komentues ankohen se qeveritarët kujtohen me vonesë dhe e pyesin ministren Kushi se përse kur i ndërtojnë shkollat, nuk i ndërtojnë edhe me sistem ngrohjeje: “Zonja Ministre, kur i ndërtoni shkollat pse nuk i bëni me sistem ngrohjeje, apo i doni për vete ato fonde, në çdo vend të botës bën ftohtë, borë, furtunë, por mësimi nuk pezullohet sepse i kanë marrë masat më përpara. Ju kujtoheni kur u vjen më fal veza…”

Të tjerë komentues përmendin shkollat e fëmijëve të tyre, të cilat përsëri edhe pas kthimit të nxënësve në klasa, ato mbeten të ftohta pasi nuk janë të pajisura me sistem ngrohjeje.