Dy persona, burrë dhe grua, kanë tentuar që të grabisin sot një argjendari në Shkodër, në zonën e njohur si “Dollari”.
Me një spry anti-djersë si armë të ftohtë, burrë dhe grua u përplasën me pronarin e argjendarisë.
Sipas televizionit “News 24”, çifti kishte tentuar që t’i hidhte spray paralizues në sy pronarit, por janë hasur me rezistencë nga ai.
Më pas ka mbërritur edhe policia, e cila bëri të mundur arrestimin e dy personave, identiteti i të cilëve nuk dihet ende.
Kjo zonë është ndër më të populluarat në qytetin veriot, por kjo nuk i ka penguar dy të dyshuarit të bëjnë tentativën për të grabitur argjendarinë.