Vendosni fjalën kyçe....

Përkujtimi i Holokaustit/ Ambasadorja Kim: Shqipëria i vetmi vend në Evropë që e përfundoi Luftën e Dytë Botërore me 15 herë më shumë hebrenj sesa filloi


Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka publikuar një mesazh në lidhje me ditën e përkujtimit të viktimave nga Holokausti.

Ndërsa shpërndan një deklaratë të Sekretarit të Amerikan të Shtetit Anthny Blinken, Kim kujton miliona të vrarë në Luftën e Dytë Botërore. Po ashtu ajo vlerëson rolin e Shqipërisë, si i vetmi vend në Europë që e përfundoi Luftën e II Botërore me 15 herë më shumë hebrenj.

 “Në Ditën e Përkujtimit të Holocaustit, ne kujtojmë miliona të vrarë dhe vendosim që të mos lejojmë kurrë që ky tmerr të ndodhë më. Ne gjithashtu frymëzuam ata që vepruan me guxim, duke përfshirë popullin e Shqipërisë – i vetmi vend në Evropë që përfundoi Luftën e Dytë Botërore me 15 herë më shumë hebrenj sesa filloi.”- shkruan Kim.