Vendosni fjalën kyçe....

Roja hap zjarr në fabrikën e raketave në Ukrainë, vret pesë persona


Një anëtar i Gardës Kombëtare të Ukrainës qëlloi me armën e tij anëtarët e tjerë të shërbimit dhe punonjësit e një fabrike raketash, që po ruhej nga njësia, njoftoi Ministria e Brendshme e vendit. Ngjarja ka ndodhur në objektin Yuzhmash në qytetin e Dnepr.

Ushtaraku vrau pesë persona, duke përfshirë dy gra, një pjesëtar të shërbimit ushtarak dhe një civil. Pesë persona të tjerë u plagosën.

Sipas mediave vendase, personi i armatosur mori një automatik dhe municione nga dhe qëlloi me armë ndaj anëtarëve të tjerë të shërbimit.

Rreth 22 persona të tjerë thuhet se ishin në dhomë kur ai hapi zjarr. Policia e qytetit u vu në gatishmëri të lartë, me një kordon të vendosur rreth uzinës. Disa orë pasi filloi ndjekja, ministri i Brendshëm Denis Monastyrsky raportoi se personi i armatosur u kap.

Yuzhmash është një prodhues i madh raketash, i cili tani është një degë e agjencisë ukrainase të hapësirës. Qasja e saj në teknologjitë e ndjeshme me sa duket shpjegon pse ka roje të armatosura në mjediset e saj.