Vendosni fjalën kyçe....

Salianji: Disa kolegë janë bërë pjesë e lojës duke shkuar pas një personi ‘non grata’, shqiptarët janë ndarë nga e shkuara


Deputeti i PD-së Salianji tha sot në parlament se qytetarët shqiptarë kanë zgjedhur të ardhmen.

Ai tha se vendi ka kapur rekorde në korrupsion, pamundësi për jetesën, pamundësi për ngrohjen e shkollave, shpërthim tritoli duke krijuar një gjendje paniku. Salianji e akuzoi Ramën se e ka kthyer vendin në qendër të trafikut të drogës.

“Rekord në përhapjen e korrupsionit, pamundësi për të siguruar jetesën, pamundësi për t’u ngrohur e pensionistëve dhe e familjeve në nevojë, pamundësi e shtetit për të siguruar ngrohje për fëmijët nëpër shkolla, aq sa mbyllin shkollat e lënë fëmijët në shtëpi. Shpërthimet e tritolit për ndodhin përditë, ose tentativa vrasjeje, duke krijuar një gjendje paniku në këtë vend. Ashtu sic po ndodh këtu, po ndodh edhe në vendet e tjera, ku shqiptarë vriten në Ekuador, në Belgjikë. Shqipëria është kthyer në qendër operacionale të trafikimit të drogërave të forta. E gjithë kjo, për shkak se kjo qeveri e shndërroi Shqipërinë në qendër të trafikut.” – tha Salianji.

Më tej demokrati tha se kryeministri Rama kërkon të legalizojë drogën në vend duke e cilësuar nismën si interes personal të një grupi njerëzish.

Salianji shtoi se demokratët nuk do bëhen pjesë e këtyre lojërave ndërsa tha se një pjesë deputetësh të PD-së janë bërë pjesë e lojës duke shkuar pas Berishës.

“Të gjithë që merren në këtë vend me trafik, që kanë pasuri të paligjshme të krijuara nga aktiviteti kriminal, qeveria kërkon t’i legalizojë e t’i fusë në sistem, madje duke i taksuar me 5%, ndërsa që barra për shtresën e mesme rëndon më shumë në këtë vend. Ky është interes personal i një grushti njerëzish, qeveria është detyruar të bashkëpunojë me këta elementë kriminalë për të siguruar masivisht vota dhe sot është e detyruar të sjellë ligje, që iu shërben thjesht dhe vetëm atyre. Ne nuk do të bëhemi pjesë e kësaj dhe as nuk mund të bëhemi pjesë e lojërave, që për fat të keq disa kolegë tanë të PD janë bërë pjesë e një personi ‘non grata’, që nuk ka ardhur asnjë ditë të vetme këtu dhe është pjesë e lojës.” – tha Salianji.