Zachary Taylor Blood, një vendas nga Teksasi, është deklaruar fajtor se ka futur në vend në mënyrr ëkontrabandë emigrantë nga territori i Meksikës.
Ai u kap në qytetin e San Antonios pas një kontrolli nga zyrtarët e Patrullës Kufitare të SHBA-së në pikën e kontrollit të brendshëm rreth 70 milje në veri të kufiri SHBA-Meksikë.
Agjentët kufitarë vunë re një arkivol të mbështjellë me një flamur amerikan në pjesën e pasme të furgonit të Blood, ndërsa ai po kalonte nëpër një pikë kontrolli pranë qytetit të Falfurrias.
Ndërsa Blood u tha agjentëve se ai po çonte një ‘djalë të vdekur të marinës’ në vendin e tij të fundit të pushimit, fakti që arkivoli ishte në ‘gjendje të keqe’ dhe kishte flamurin ‘të ngjitur në majë me shirit paketimi’ i shtyu agjentët të dyshonin për shkelje e rregullave.
Pas një inspektimi të shkurtër të arkivolit, agjentët zbuluan dy emigrantë të paligjshëm të futur brenda, tha Departamenti Amerikan i Drejtësisë.
Njëri prej tyre u tha zyrtarëve se ai i kishte paguar deri në 6,000 dollarë një kontrabandisti për ta sjellë atë dhe kushëririn e tij në SHBA dhe se Blood ishte vetëm një pjesë e linjës.
Emigrantët fillimisht u ndihmuan të kalonin lumin për në SHBA dhe më pas u njohën me Blood në një parking, i cili u tha atyre të futeshin brenda në arkivol në makinën e tij për një udhëtim të gjatë më në veri.
Incidenti ndodhi më 26 tetor 2021 dhe Blood, i cili rrezikon deri në pesë vjet burg, ndodhet në paraburgim.
Teksasi ka luftuar për të frenuar fluksin rekord të migrantëve pa dokumente drejt kufirit të tij nga Meksika. Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, nisi goditjen e tij kufitare, ndërsa akuzoi administratën e Bidenit se nuk bëri sa duhet për të zbatuar ligjin.