Vendosni fjalën kyçe....

Zyrtarja amerikane tregon shkaqet e evakuimit të stafit të ambasadës nga Ukraina


Kristina Kvien, ushtruese e detyrës së ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Ukrainë, deklaroi të martën se largimi i stafit jo thelbësor të ambasadës nuk ishte ‘nga një kujdes i madh’.

Kvien i tha ABC News se një pjesë e stafit u këshilluan të largoheshin nga vendi ‘sepse tani Vladimir Putin dhe Rusia kanë ndërtuar një fuqi të tillë ushtarake në kufi, saqë ata mund të ndërmarrin një sulm në çdo moment’.

“Duke pasur parasysh këtë, ne menduam se duhet të të siguroheshim që familjet tona të personelit të ambasadës të ishin të sigurta. Pra, kjo ishte baza për vendimin e marrrë.” – pohoi ajo.

Vendimi i SHBA-së për të nisur në mënyrë efektive një evakuim të një pjese të stafit të ambasadës nuk u mirëprit nga autoritetet në Kiev, me një zëdhënës të Ministrisë së Jashtme të Ukrainës që e quajti masën ‘të parakohshme’.

Një burim i dyshuar i afërt me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky i tha BuzzFeed Neës të hënën se qeveria ukrainase ‘nuk mendon se ka ndonjë kërcënim të afërt për Kievin’.

Megjithatë burimi e quajti ‘jashtëzakonisht zhgënjyese’ që SHBA vendosi të evakuonte diplomatët e saj nga ambasada në Kiev dhe tha: “Sinqerisht, këta amerikanë janë më të sigurt në Kiev sesa në Los Anxhelos ose në çdo qytet tjetër të pushtuar nga krimi në SHBA.”