Pesë qytetarë kanë humbur jetë në spital lidhur me Covid-19.
Që prej nisjes së pandemisë Shqipëria ka raportuar zyrtarisht 3334 vdekje lidhur me pandeminë.
Personat që kanë humbur jetën janë tre qytetarë nga Tirana të moshave 67-79 vjeç, një qytetare nga Fieri 77 vjeçe, një qytetar nga Durrësi 94 vjeç.
Nga 5621 testime të kryera janë gjetur 1615 raste të reja me koronavirusin e ri. Në spital po mjekohen 125 pacientë nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar.