Drejtori i OSHEE-së në Fier, Arjan Fasko ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në fshatin Ferras ku 66-vjeçarja Liliana Sema u gjet e pajetë, e ngrirë nga i ftohti.
Sema ka deklaruar se e ndjera ka qenë pa kontratë energjie për më shumë se një vit dhe se asnjë i afërm nuk ka bërë kërkesë që asaj t’i rilidhej energjia.
“Kontrata që furnizonte objektin ku pretendohet se banonte zonja, është debitore dhe kas qenë për një periudhë të gjatë. Në 2018 ka lidhur një aktmarrëveshje që e ka ndërprerë në janar të 2020, është bërë aktive në muajin mars dhe është ndërprerë sërish në tetor të 2020. Pra ka mbi një vit me kontratën e energjisë elektrike të ndërprerë.
Punonjësi i OSHE që bën leximin e matësit ka deklaruar se është objekt i mbyllur dhe nuk jeton njeri, pasi e ka gjetur banesën të mbyllur. Nuk kemi asnjë kërkesë nga asnjë familjarë apo i afërm për lidhje të energjisë në këtë periudhë.”- thotë ai për “Report TV”.
Liliana Sema i kaloi sekondat e fundit të jetës në një shtëpi të rrënuar, pa asnjë familjar pranë, e në mes të ftohtit. Ajo u gjet ditën e djeshme nga i vëllai, tri ditë pasi kishte ndërruar jetë në banesën e saj, me trupin të ngrirë nga i ftohti.
I vëllai Baçi Gjoleka ka treguar për mediet se e gjeti të motrës i ishte ndërprerë energjia elektrike për shkak se nuk kishte patur mundësi ta paguante.
“Ne e gjetëm të ngrirë nga i ftohti. Ja kishin prerë dritat, kishin 10ditë që ja kishin prerë. Ajo nuk kishte lekë t’i paguante. Unë e gjeta të ngrirë. Doktori tha që ka ngrirë nga i ftohti.”- tha ai.
Megjithëse sipas Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) nuk është e vërtetë që i është ndërprerë së fundmi energjia, por zonja kishte 1 vit pa energji elektrike.