Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-drejtorit të Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi, për ndryshimin e masës së “Arrestit me burg”.
Kështu ish-drejtuesi i RTSH-së do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve për abuzim me fondet publike.
Kujtojmë se SPAK regjistroi ndaj Gëllçit në tetor të vitit 2020 një procedim penal për veprën “shkelje të barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike“.
Ai akuzohet se ka kryer shkelje ligjore në një procedurë prokurimi, për “Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro”, me fond limit afro 87 milionë lekë të zhvilluar në datën 9 nëntor të vitit 2018.
Tre anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave për këtë tender u arrestuan gjithashtu. Ata janë: Ervin Muraj, Alban Malaveci, Julian Tapia.