Vendosni fjalën kyçe....

“Ç’është ky kryetar Bashkie që nuk begenis njerëzit?!” – Debate te Komisioni i Ligjeve për mungesën e Veliajt


Është shoqëruar me debate mbledhja e sotme e Komisionit të Ligjeve, ku po diskutohet për prishjen e shtëpive të banorëve të “5 Majit”.

Deputetët e Partusë Demokratike kishin thirrur në dëgjesë kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn mirëpo ky i fundit nuk është paraqitur.

Megjithëse Veliaj kishte nisur sqarimin e tij me një letër për çështjen në fjalë, mirëpo kjo nuk u pranua nga deputetët e PD-së, Dhurata Çupi dhe Enkelejd Alibeaj.

Çupi tha se letra e kryetarit të Bashkisë Tiranë është e prapranueshme, jolegjitime. Mirëpo Bushka iu përgjigj duke i thënë që ligji nuk e detyron Veliajn të vijë fizikisht me patjetër, duke shtuar se ai ka kthyer përgjigje me shkrim dhe është e drejta e vet të zgjedhë si do të përgjigjet.

Fjalën më pas e mori Alibeaj, i cili tha se edhe në letrën që që u lexua nuk ka një justifikim nga Veliaj për mosprezencën e tij.

DEBATET

Dhurata Çupi:

Lidhur me letrën e Kryetarit të Bashkisë dhe mospraninë e një asnjë përfaqësuesi të Bashkisë Tiranë është e prapranueshme, jolegjitime. Kushtetuta e thotë qartë që institucionet shtetërore duhet të jenë të pranishme në dëgjesë.

Mendoj se nëse nuk ka patur kohë kryetari i Bashkisë në orën 14.00 apo 14.30 mendoj ta presim. Kur ka kohë dhe mundësi kryetari i Bashkisë. Ne e shtyjmë dhe ai duht të jetë i pranishëm.

Nuk është një çështje e lehtë por mbiejetese për ata banorë. Ata janë nxjerrë jashtëdhe nuk janë respektuar për të drejtën e pronës së tyre.

Nuk u është dhënë asnjë mundësi banimi. Ka banorë që u janë prishur banesat që në muajin tetor dhe nuk kanë marrë bonusin e strehimit. Nuk janë respektuar dispozitat e Kodity Civil për sa i përket trajtimit dhe kontraktimit të tyre pranë noterit. Janë marrëveshje copa letrash ku askush nuk kupton se çfarë merr dhe çfarë jep.

Ishte emergjente sepse atje çdo ditë prishen nga tre banesa. Ne do i dëgjojmë banorët këtu për keto shqetësime. Është abuzim me detyrën i Kryetarit të Bashkisë Tiranë që sot nuk është këtu.

Klotilda Bushka: Kryetari i bashkisë i është përgjigjur këtij detyrimi ka sjellë një sqarim me shkrim. Kemi një informacion, shkresë të paraqitur. Në fund kemi për të dëgjuar edhe të tjerë të ftuar. Kjo dëgjesë do të vijojë të realizohet sepse kryetari i bashkisë i ka përmbushur, duke paraqitur këtë shkresë.

Enkelejd Alibeaj: Ç’është ky kryetar Bashkie që nuk begenis njerëzit dhe as Kuvendin dhe as ju si mazhorancë se e kuptoj për opozitën. Edhe në letrën që ju lexuat nuk ka një justifikim. Të na e thotë arsyen dhe ne do e presim këtu si detyrim ndaj Kushtetutës, Rregullores, ligjit dhe njerëzve. Të japë sqarimet.

Nëse është me ligjin i themi ne, po je me ligjin, ke bërë detyrën. Por nëse jo, së paku duhet ta dëgjojmë, por jo me këtë shkresë. Shkresa të tilla që presin dhe përcjellin njerëz të ngratë janë pa fund. Duhet të përballet dhe ta dëgjojmë. Presupozohet që shteti është në shërbim të njerëzve dhe duhet t’i sqarojë. Janë në hall, janë pa shtëpi dhe pa çati dhe nuk ua ka shkaktuar natyra, por shteti, kryetari i bashkisë së bashku me isntrumenta të tjerë. Përse nuk vjen? Ka frikë? Duhet të vijë për të ruajtur për aq sa mund të ruajmë nderin e Kuvendin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Qytetarët me të gjithë hallet që kanë kanë ardhur këtu për të shprehu atë se çfarë ndjejnë. Padrejtësinë që ata mendojnë se ua kanë bërë. Shteti duhet të japë sqarimet e veta. Kalojnë ligje për bashkeqeverisje, për konsultimin, këshillimi kombëtar e gjithçka bëhet në emër të tyre. Sot në rastin konkret të dhimbshëm, nuk denjon të vijë. Këtu duhet të mbahet një qëndrim.

Është tallje e madhe me Kuvendin dhe me ne. U lypim votën. U trokasim kur vjen fushata. U çojmë patronazhistin dhe u japim premtimin. I mashtrojmë dhe i gënjejmë si politikë kaq detyrim minimal, kjo politikë, kjo bashki, ky pushtet nuk ka për t’u thënë? Një jetë e tërë, djersë e gjak kanë ndërtuar një shtëpi me rregulla pa rregulla, sipas rregullat ky palo shtet ka patur. Vjen një moment dhe ia hedh në humnerë. Një detyrim njerëzor duhet ta kemi të gjithë. Duhet të ulet ai atje. Kanë ardhur të policisë, por duhet të vijë ai si strumbullari i gjithçkaje siç e thotë edhe vetë në shkresë. Deri tani dëm u ka bërë qytetarëve. Kështu tregojnë faktet. Ne jemi të gatshëm ta presim sepse ky është një problem akut. Çdo ditë që kalon tre familje rrinë në qiell të hapur, natën në të ftohtë. Mungon tani edhe sensi njerëzor? Nuk e përdorim për debat politik sepse ka të tjera forume.