Vendosni fjalën kyçe....

“Do vritet një deputet” – Komisioni i Rithemelimit çon në SPAK ish-deputetin Spartak Braho


Komisioni i Rithemelimit i Partisë Demokratike ka depozituar një kallëzim penal ndaj ish-deputetit socialist Spartak Brahos.

Kjo për shkak të deklaratës së tij të fortë se në protestën e 8 janarit të organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha do të vritej një deputet në oborrin e selisë blu.

Kërkesë-padia për Brahon u depozitua pranë Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion nga deputeti Flamur Noka.

Ish-deputeti socialist Spartak Braho në një intervistë televizive të dhënë një ditë para protestës së 8 Janarit, paralajmëroi se mund të vritej një deputet i PD-së. Ai bëri të ditura dhe inicialet e deputetit duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për Enkelejd Alibeajn.

“Mos të keni iluzion se nuk do të ketë dhunë. Do të ketë nga këta që edhe nuk përmbahen, nga të dhënat që kam unë mund të ketë edh vrasje. Një personalitet deputet, me inicialet…, rrezikon të vritet nesër. Berisha nuk bën dot pa gjak. E.A, të ruhet, këtë këshilli i jap të ruhet nesër. Janë situata që dalin nga kontrolli që dalin nga jashtë një shenjë duhet e dalin jashtë, edhe ai nuk e ka problem se e thotë si me Azem Hajdarin që nuk e vrava unë, por Izet Haxhia.”- ishte deklarata e fortë e Brahos e cila bëri shumë zhurmë dhe detyroi Gardën e Republikës të vihej në mbrojtje të Alibeajt.