Vendosni fjalën kyçe....

“Dry dhe bravë nga pushtetarë hajdut si Lal Plehu”- Berisha publikon videon nga protesta e djeshme para bashkisë së Tiranës


Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video nga protesta e djeshme e qytetarëve të zonave të “5 Majit” dhe Laprakës përpara Bashkisë së Tiranës.

Pasi protestuan para Kuvendit, ata iu drejtuan Bashkisë së Tiranës, ku godinës i ishte vënë kyçi.

Për këtë arsye protestuesit u ulën te shkallët e Bashkisë.

Ndërsa ndan videon, Berisha shkruan: “Dry dhe bravë nga pushtetarë hajdut si Lal Plehu ndaj qytetarëve në protestë!”.

Ish-kryeministri shprehu mbështetjen e tij për protestuesit gjatë gjalës së tij dje në Parlament.

Banorët e “5 Majit” kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre, për t’i hapur rrugën projektit të rindërtimit të pallateve që sipas bashkisë Tiranë do strehojnë familjet, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Një pjesë e fëmiljeve e kundërshtojnë projektin në fjalë duke e quajtur atë korruptiv. Ndërkohë në Laprakë pritet të prishen gjithashtu qindra banesa për të hapur rrugën e ndërtimit të Unazës së Madhe.

Sipas banorëve projekti ka ndryshuar disa herë për shkak të ndërhyrjeve nga politikanë e biznesmenë të ndryshëm dhe me ndryshimet e fundit preken banesat e tyre.

Banorët kërkojnë që të kenë informacion se çfarë do ndodhë me ta dhe që gjithëka të bëhet e qartë me anë të dokumenteve pasi deri tani nuk dinë asgjë se ku do shkojnë dhe kur do i përfitojnë shtëpitë e reja.