Vendosni fjalën kyçe....

Kim takon Bashën: Një opozitë e fortë me vështrimin përpara është themelore për demokracinë


Ambasadorja amerikane Kim ka zhvilluar një takim me kreun e PD-së Basha.

Takimi është zhvilluar mbrëmjen e sotme në selinë e ambasadës amerikane dhe është njoftuar nga Kim nëpërmjet një postimi në Twitter.

Kim thekson se një opozitë e fortë e me vështrimin përpara është themelore për demokracinë.

“Faleminderit kryetarit të PD-së Lulzim Basha për takimin e shkëlqyer mbi çështje kryesore në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, përfshirë mënyrat për të forcuar institucionet demokratike, luftën ndaj korrupsionit & rritjen e investimeve amerikane në Shqipëri nga veriu në jug. Një opozitë e fortë, me vështrimin përpara është themelore për demokracinë.” – shkruan Kim.